Trump ashpërson tonet: e quan “idiot” propozimin e Iranit

Nga A2 CNN
11 Maj 2026, 17:59 | Bota

Trump ashpërson tonet: e quan “idiot” propozimin e Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur ndjeshëm tonin ndaj Iranit, duke e cilësuar si “të pamend” propozimin e Teheranit për planin e paqes të SHBA-së, për të cilin tha se “askush nuk do ta pranonte”.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të bllokuara dhe pa përparim konkret. Të dyja palët vazhdojnë të mbajnë qëndrime të kundërta, ndërsa Irani kërkon garanci të forta për shmangien e një konflikti të ri ushtarak dhe shpreh mosbesim të thellë ndaj Uashingtonit, sidomos pas sulmeve të mëparshme që Teherani i konsideron të papritura.

Në të njëjtën kohë, Trump ka lënë të hapur mundësinë e rifillimit të operacionit amerikan “Project Freedom”, i cili lidhet me sigurimin e lëvizjes së anijeve në Ngushticën e Hormuzit, megjithëse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos