Trump dhe Moska njëzëri kundër Zelenskit: Po pengon paqen, Krimenë e ke humbur vite më parë

Nga Rosalba Bejdo
24 Prill 2025, 14:47 | Bota

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Moska, patën narrativë të ngjashme teksa fajësuan presidentin Volodimir Zelenski për minim të përpjekjeve të paqes, duke refuzuar të pranojë se Krimeja e pushtuar, i përket tashmë Rusisë.

Ishte Donald Trump ai që fillimisht sulmoi presidentin ukrainas në rrjetet sociale duke thënë se po e bënte paqen më të vështirë. “Krimea është humbur vite më parë dhe nuk duhet të jetë as pikë diskutimi”, tha Trump.

Ndërkohë zëvendësi i tij JD Vance nga India ku gjendej në një udhëtimi përsëriti paralajmërimin që Trump bëri javën e kaluar, duke thënë se do të tërhiqeshin nga bisedimet nëse Ukraina apo Rusia nuk pranojnë paqen.

Pas deklaratave të krerëve të Shtëpisë së Bardhë, zëdhënësja e Kremlinit, Maria Zakharova doli në një konferencë ku tha se po bëhej gjithmonë e më e qartë se Zelenski nuk kishte kapacitetet për të negociuar një ujdi që do ti jepte fund luftës.

Ajo e akuzoi se po minonte përpjekjet diplomatike, pasi kishte refuzuar këtë javë të njihte aneksimin e Krimesë nga Rusia. Zelenski tha të martën se njohja e Krimesë si pjesë e Rusisë do të cenonte kushtetutën e Ukrainës, dhe se Kievi ishte i përkushtuar për të kërkuar një armëpushim të plotë e pa kushte.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, Zelenski tha se bisedimet mes zyrtarëve amerikane, ukrainas dhe europianë në Londër ishin të vështira por shprehu shpresën që e ardhmja do të çonte drejt paqes. Ai u zotua se Ukraina do t’i bindej kushtetutës së saj dhe tha se ishte i sigurtë që partnerët e Kievit, veçanërisht SHBA, do të vepronin në një linjë me vendimet e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos