Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

Nga Xhevahir Qardaku
2 Maj 2026, 13:05 | Bota

Të paktën 13 persona, përfshirë katër gra dhe një fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor. Këtë e njoftoi ministria libaneze e shëndetësisë.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF, kishin lëshuar një urdhër evakuimi përpara se të qëllonin “shënjestra të Hezbollahut”. Sipas raportimeve, mbi 30 persona mbetën të plagosur, shkruan A2CNN.

Luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut kanë vazhduar pavarësisht zgjatjes së armëpushimit prej tre javësh. Kjo vjen ndërsa raportohet se presidenti amerikan, Donald Trump, do të presë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe presidentin e Libanit Joseph Aoun, më 11 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos