Gjykata Supreme i hap rrugë Trumpit të kontrollojë shtetësinë e votuesve

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 21:10 | Bota

Gjykata Supreme i hap rrugë Trumpit të kontrollojë

Gjykata Supreme e SHBA-së i ka dhënë administratës Trump dritën jeshile për të përdorur bazën federale të të dhënave SAVE për verifikimin e shtetësisë së votuesve.

Vendimi rrëzon kufizimet e vendosura më herët nga gjykatat federale dhe lejon Departamentin e Sigurisë Kombëtare të vazhdojë t'u ofrojë shteteve të dhëna për shtetësinë dhe statusin e emigracionit të personave në listat zgjedhore.

Administrata Trump e konsideron sistemin një mjet për të identifikuar personat që nuk kanë të drejtë të votojnë. Por grupet për të drejtat e votimit paralajmërojnë se të dhënat mund të përmbajnë gabime dhe se qytetarë amerikanë mund të identifikohen gabimisht si jo-qytetarë.

Një gjykatë federale kishte vendosur në qershor se përdorimi i zgjeruar i sistemit ishte i paligjshëm dhe cenonte të drejtat e privatësisë. Gjykata Supreme, megjithatë, vendosi se ligji federal i jep qeverisë autoritetin për të ofruar këto të dhëna për verifikimin e shtetësisë.

Tre gjyqtarë të Gjykatës Supreme kundërshtuan vendimin. Gjyqtarja Ketanji Brown Jackson paralajmëroi se gabimet në proces mund t'u heqin të drejtën e votës qytetarëve të kualifikuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos