Vdes një nga të plagosurit në atentatin ndaj Trumpit gjatë fushatës në Pensilvani

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 20:36 | Bota

Vdes një nga të plagosurit në atentatin ndaj Trumpit gjatë

Një nga tre personat që u qëlluan gjatë tubimit elektoral të Donald Trump në vitin 2024 në Butler, Pensilvani, ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga plagët e marra, njoftoi Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë.

Jim Copenhaver, 76 vjeç, u qëllua dy herë kur një person i armatosur hapi zjarr nga çatia e një ndërtese aty pranë.

Një tjetër pjesëmarrës në tubim, Corey Comperatore, mbeti i vrarë nga të shtënat, ndërsa Trump u prek në vesh nga një plumb.

Copenhaver ndërroi jetë të mërkurën në një spital në Pittsburgh, Pensilvani, sipas një deklarate të zyrës së mjekut ligjor të kontesë Allegheny, të publikuar nga mediat lokale.

Autori i të shtënave, Thomas Crooks, 20 vjeç, u vra nga Shërbimi Sekret amerikan pasi hapi zjarr.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump e cilësoi Copenhaverin si një “patriot të vërtetë amerikan”.

“Më shumë se dy vite më parë, në Butler, Pensilvani, një person i armatosur dhe i çmendur tentoi të ndalte lëvizjen tonë ‘America First’. Në vend të kësaj, Jim dhe shumë patriotë të tjerë të mrekullueshëm që e duan vendin tonë u bashkuan në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të Lirisë, të Drejtave dhe Drejtësisë”, tha Trump.

“Zemrat dhe lutjet tona janë me familjen Copenhaver, veçanërisht me bashkëshorten e tij të jashtëzakonshme, Marianne", vijoi ai.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos