Trump i kërkoi që të kursehen jetët e ushtarëve ukrainas “të rrethuar” në Kursk, vjen reagimi i parë i Putinit

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 17:56 | Bota

Trump i kërkoi që të kursehen jetët e ushtarëve

Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio po iu drejtohej mediave në takimin e G7 në Kanada, ka folur edhe Presidenti rus Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, Putin tha se situata ka filluar të lëvizë pas bisedimeve me të dërguarin e Donald Trump, Steve Witkoff në Moskë, duke shtuar "le të shohim se çfarë do të ndodhë prej saj".

Putin adresoi gjithashtu kërkesën e Trump për të kursyer jetën e trupave ukrainase që pretendohet nga Rusia se janë rrethuar, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha: "Unë i kam kërkuar me forcë Presidentit Putin që t'i kursehet jeta”.

"Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Trump më herët.

Duke iu përgjigjur komenteve të Trump, Putin u bëri thirrje autoriteteve ukrainase që të japin urdhër që ushtarët e tyre të dorëzohen.

Ai thotë se në rast se ata dorëzohen, Rusia do të garantojë se do t'u shpëtohet jeta.

Siç u përmend më herët, Ukraina ka thënë se pretendimet se trupat e saj janë të rrethuar në Kursk, janë të pavërteta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos