
Trump thotë se afati i së martës është përfundimtar, propozimi i Iranit “nuk mjafton”.
Presidenti i SHBA-së ka vendosur në mënyrë të përsëritur afate për Iranin, dhe më pas i ka shtyrë ato, për t’iu përgjigjur kërkesave të tij për përfundimin e luftës, por ai thotë se afati i së martës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit është përfundimtar.
Trump deklaroi gjithashtu se përgjigjja e Iranit ndaj një propozimi amerikan për t’i dhënë fund konfliktit ishte e rëndësishme, por jo e mjaftueshme.
“Ata bënë një propozim, dhe është një propozim i rëndësishëm. Është një hap i rëndësishëm. Nuk është mjaftueshëm i mirë,” tha Trump.
“Lufta mund të përfundojë shumë shpejt, nëse ata bëjnë atë që duhet të bëjnë. Duhet të bëjnë disa gjëra të caktuara. Ata e dinë këtë. Mendoj se kanë negociuar me mirëbesim.” (A2 Televizion)