Trump: Java e ardhshme është afati i duhur për Ukrainën që të pranojë planin e paqes

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 17:58 | Bota

Trump: Java e ardhshme është afati i duhur për Ukrainën

Presidenti Donald Trump ka folur publikisht për planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, Trump i tha Fox News Radio se mendonte që e enjtja e ardhshme ishte një "afat i përshtatshëm" për Ukrainën që të pranonte planin me 28 pika.

"Kam pasur shumë afate, por nëse gjërat po shkojnë mirë, ka tendencë t'i zgjatësh ato. Por e enjtja, mendojmë se është një kohë e përshtatshme", tha Trump, shkruan A2 CNN.

NBC News duke cituar tre zyrtarë amerikanë, raportoi se Shtëpia e Bardhë dëshiron që Ukraina të nënshkruajë një kuadër të planit të saj të paqes deri më 27 nëntor, megjithëse kjo shihet më shumë si një qëllim sesa një afat i caktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos