“Kemi pushtuar Kupianskun”, Putin takon kreun ushtarak: Ukrainasit të kenë mundësinë të dorëzohen

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 11:56 | Bota

“Kemi pushtuar Kupianskun”, Putin takon kreun ushtarak: Ukrainasit

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit verilindor të Kupianskut në Ukrainë, dhe një pjesë ta madhe të Pokrovksit strategjik dhe të Vovchansk-ut. Është shefi i shtabit të ushtrisë ruse, gjenerali Valeri Gerasimov që ja tha diçka të tillë presidentit rus Vladimir Putin gjatë një inspektimi të trupave që luftojnë në Ukrainë. Megjithatë ushtria e kievit mohon të ketë humbur kontrollin e Kupianskut, dhe qyteteve të tjera strategjike për të cilat flet Moska.

Putin vizitoi post komandën e grupimit të forcave ruse ‘Perëndimi’, ku u takua me shefin e shtabit  Gerasimov dhe drejtues të lartë ushtarakë. Siç bëri të ditur Kremlini Putin u informua mbi situatën në dy qytete kyçe në Ukrainën Lindore Kostiantynivka dhe Kramatorsk ashtu në Kupiansk dhe Harkiv.

Në një video të shpërndarë nga Moska, Putin u pa teksa porosiste Gerasimovin, që ushtarëve ukrainas t’u jepej mundësia e dorëzimit. Putin

“Do t’ju ​​kërkoja, Valery Gerasimov, të raportoni nëse keni arritur të krijoni kushtet e nevojshme që ushtarakët e Forcave të Armatosura të Ukrainës të ulin armët dhe të dorëzohen, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhen”, tha Putin, përcjell A2 CNN.

Gerasimov i tha presidentit se forcat ruse kishin marrë kontrollin e 70 përqind të Pokrovskit, dhe se 80 përqind e Vovchansk ishte po ashtu në duart e Moskës.

Sipas tij, luftimet më të ashpra po zhvilloheshin pranë Pokrovsk, ku Ukraina po bën ende rezistencë të ashpër. Ministria e Mbrojtjes në Rusi publikoi gjithashtu një video që tregon ushtarët e vet teksa lëvizin lirshëm në pjesën jugore të Pokrovsk, duke patrulluar rrugët e shkretuara nën sfondin e godinave të braktisura e shkatërruara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos