Trump jep lajmin: SHBA-të do të furnizojnë Ukrainën me armë përmes NATO-s

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 13:20 | Bota

Trump jep lajmin: SHBA-të do të furnizojnë Ukrainën me

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se SHBA-të do të furnizojnë me armë Ukrainën nëpërmjet NATO-s.

Sipas mediave të huaja, ditët e fundit, Trump ka shprehur zhgënjim me Presidentin rus Vladimir Putin, për mungesën e përparimit drejt përfundimit të luftës.

Përveç paralajmërimit për një “deklaratë të rëndësishme” në intervistën e tij me NBC News, Trump tha gjithashtu se ishte arritur një marrëveshje e re midis SHBA-së, aleatëve të NATO-s dhe Ukrainës mbi dërgesat amerikane të armëve.

"Ne po i dërgojmë armë NATO-s dhe NATO po paguan për këto armë, 100%. Pra, ajo që po bëjmë është se armët që po dalin jashtë, po shkojnë në NATO dhe pastaj NATO do t'ia japë këto armë (Ukrainës) dhe NATO po paguan për ato armë", tha Trump, shkruan A2 CNN.

"Ne i dërgojmë armë NATO-s dhe NATO do të rimbursojë koston e plotë të këtyre armëve", shtoi ai, shkruan A2 CNN.

Administrata Trump deri më tani ka dërguar vetëm armë të autorizuara nga ish-Presidenti Joe Biden, i cili ishte një mbështetës i flaktë i Kievit.

Ndërsa Trump ishte zotuar ta përfundonte shpejt luftën, disa muaj pas fillimit të presidencës së tij, është bërë pak përparim.

Ai herë pas here ka kritikuar shpenzimet e SHBA-së për mbrojtjen e Ukrainës, por gjithashtu ka shprehur mbështetje për Kievin dhe në të njëjtën kohë ka shprehur zhgënjim me Vladimir Putinin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos