
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA vijon të monitorojë nga afër objektet bërthamore në Iran që u goditën gjatë sulmeve të vitit 2025.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump u shpreh se Forca Hapësinore Amerikane “kanë kamera në çdo centimetër” të tre objekteve bërthamore iraniane që u shënjestruan në kuadër të Operacionit “Midnight Hammer”.
Ai shtoi se këto struktura po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, duke theksuar kapacitetet e avancuara të SHBA për mbikëqyrje.
Trump pretendoi gjithashtu se sulmet e ndërmarra kanë “shkatërruar plotësisht” vendet ku ndodhej uraniumi, duke bërë që Irani të mos ketë mundësi t’i aksesojë apo t’i rikuperojë ato.
(A2 Televizion)