Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit, askush nuk matet me Amerikën!

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 18:22 | Bota

Presidenti amerikan, Donald Turmp, ka postuar në rrjetet sociale një mesazh të fortë, duke thënë se SHBA ka në kontroll të plotë qiellin e Iranit.

“Irani kishte pajisje mbrojtëse gjurmuese të mira, dhe kishte shumë, por nuk krahasohen me gjërat e bëra, ideuar dhe prodhuara në Amerikë. Askush nuk i bën gjërat më mirë se sa SHBA”, tha Trump.

Shtetet e Bashkuara i kanë siguruar prej kohësh Izraelit pajisje dhe ndihmë ushtarake, por pozicioni zyrtar që prej nisjes së sulmit ndaj Iranit ka qenë që SHBA nuk ishte e përfshirë.

Çfarë po ndodh mes Izraelit dhe Iranit?

• Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme prej pesë ditësh, ndërsa civilët në zonat e tensionuara po përballen me valë bombardimesh. Në Iran janë vrarë të paktën 224 persona që nga fillimi i përplasjes. Në Izrael, numri i të vrarëve ka arritur në 24.

• Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po kërkon një “përfundim të vërtetë” të konfliktit, jo thjesht një armëpushim, pasi u largua para kohe nga samiti i G7. Trump mohoi se u largua për të punuar për një marrëveshje paqeje dhe tha se “diçka shumë më e madhe” është në zhvillim. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje iranianëve të evakuojnë Teheranin.

• Ndërkohë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se beson se sulmet e Izraelit e kanë dëmtuar ndjeshëm programin bërthamor të Iranit. Izraeli ka goditur tre objekte kryesore bërthamore iraniane, megjithëse shkalla e dëmeve mbetet e paqartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos