"Me një goditje kemi eliminuar 48 udhëheqës iranianë. Askush nuk mund ta besojë suksesin që po korrim".
Kështu u shpreh Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë me “Fox”.
Shtetet e Bashkuara, shtoi ai, "i dinë shumë mirë objektivat që mbeten për t'u arritur".
Kur u pyet për rritjen e çmimit të naftës bruto, veçanërisht pas bllokadës pothuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzit, presidenti amerikan ngriti supet: "Nuk shqetësohem për asgjë. Unë thjesht bëj atë që është e drejtë dhe në fund, gjithçka do të zgjidhet". (A2 Televizion)