Trump nënshkron projekt-ligjin e parë të administratës së tij të dytë

Nga A2 CNN
29 Janar 2025, 21:33 | Bota

Trump nënshkron projekt-ligjin e parë të administratës

Presidenti Donald Trump është gati të nënshkruajë Aktin Laken Riley, legjislacioni i parë që merr nënshkrimin e tij që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave të huaja, Projektligji mban emrin e një studenteje për infermieri në Xhorxhia, e cila u vra vitin e kaluar nga një burrë venezuelian, teksa shkonte për vrap në kampusin e Universitetit të Xhorxhias.

Ky projektligj kërkon ndalimin e emigrantëve të paautorizuar, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme, shkruan A2 CNN.

Përpara se të diskutojë legjislacionin, Presidenti përsëriti një pretendim të bërë dje rreth bllokimit nga administrata e tij të prezervativëve me vlerë 50 milion dollarë që dërgoheshin në Gaza.

Ai gjithashtu pretendoi sërish se administrata e tij kishte qenë përgjegjëse për restaurimin e ujit të rubinetit në Kaliforni, pas zjarreve shkatërruese.

"Uji tani ka filluar të rrjedhë në Kaliforni, ndërsa ne vazhdojmë restaurimin e rrjetit në ditët në vijim," tha ai.

"Askush nuk ka parë diçka të tillë", tha më tej Trump, shkruan A2 CNN.

Departamenti i ujit në Kaliforni tha dje se qeveria federale rivendosi në funksion pompat federale të ujit, pasi ato ishin jashtë funksionit për tre ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos