Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 21:12 | Bota

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv që rrit më 50% tarifat për importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës.

Lajmi u bë me dije për mediat nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitp.

Megjithatë,  Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të flasin për tarifat doganore. Brukseli dhe Uashingtoni kanë "rënë dakord të përshpejtojnë negociatat " pas telefonatës midis Trump dhe Ursula von der Leyen .

Kjo u deklarua nga zëdhënësi i Komisionit Evropian përgjegjës për Tregtinë, Olof Gill.

"Dita e parë e bisedimeve teknike në Uashington ishte shumë konstruktive dhe nesër Komisioneri Sefcovic do të takohet me përfaqësuesin e SHBA-së, Jamieson Greer", shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos