Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike.
Sipas mediave të huaja, zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Alexander Formin, e përshkroi telefonatën mes tyre si një diskutim "konstruktiv".
Formin tha se Rubio dhe Lavrov folën rreth hapave të mundshëm konkretë për të zbatuar rezultatet e arritura gjatë telefonatës midis Donald Trump dhe Vladimir Putin javën e kaluar, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, pritet të takohen sëshpejti në Hungari, për të diskutuar rreth luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)