Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën. Studentët protestues sulmojë godinat qeveritare në Shqipëri është titulli i britanikes BBC, e cila pasqyron përplasjet mes policisë dhe të rinjve dhe gjithashtu shënjestrimin e bizneseve private.
Përshkallëzojnë në dhunë protestat e studentëve në Shqipërisë, teksa demonstruesit përleshen me policinë, shkruan The Guardian, e cila kujton se manifestimi vjen pas disa muaj protesta antiqeveritare të revolucionit Flamingo që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës.
The Guardian shton më tej se trazirat janë pjesë e një vale më të gjerë të aksionit studentor në Europë, mbi kushtet e arsimit dhe të jetesës. Bankat dhe godinat digjen mes dhunës studentore të shpërthyer në Tiranë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters. Ajo e cilëson këtë si manifestimin më të dhunshëm kundër kryeministrit Edi Rama, i cili fitoi një mandat të katërt në detyrë pas zgjedhjeve të majit të kaluar. Siç pohon, kryeministri po përballet me pakënaqësitë gjithmonë e më të madhe për shkak të dyshimeve për korrupsion që rëndojnë mbi zyrtarë të lartë të qeverisë. Nga ana tjetër, protestuesit i shohin edhe figurat e opozitës si alternativa të papranueshme për të zëvendësuar Ramën.
Kryeqyteti i Shqipërisë digjet teksa protestat përshkallëzojnë, shkruan Politico, e cila e vë theksin tek kritikat e drejtuara ndaj policisë për përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve dhe gazetarëve.
Media shton më tej, se demonstrata e studentëve kishte dalë jashtë kontrollit të mërkurën, mes përleshjeve, zjarrvënieve të godinave dhe mësymjes dhe plaçkitjes së institucioneve qeveritare. Shpërthen zemërimi studentor, zjarr në ministrinë e arsimit, shkruan Rai News më Itali. Po ashtu France 24 në Francë pasqyron trazirat që përfshinë kryeqytetin për disa orë me radhë. (A2 Televizion)