U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë

Nga Senad Nikshiqi
15 Tetor 2026, 15:06 | Kronikë

U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në

Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon jetën duke qenë se ka një plagë të rëndë në kokë.

Komandanti u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës.

Gjatë një përleshje me efektivët, punonjësi i policisë Fasli Rama mori goditje të fortë në kokë duke qenë në gjendje të rëndë për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos