Trump: Nuk kisha të bëja fare me 'perversin e sëmurë' Epstein

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 19:30 | Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me 'perversin e

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve.

"Nuk kam të bëj fare me Jeffrey Epstein," u përgjigj Trump, shkruajnë mediat e huaja.

"E përjashtova nga klubi im shumë vite më parë, sepse mendoja se ishte një pervers i sëmurë dhe mendoj se kisha të drejtë", shtoi Trump.

Trump u thotë edhe një herë gazetarëve se “nuk ka shkuar kurrë” në ishullin e Epstein dhe e quan këtë temë një “mashtrim të demokratëve”.

Pyetja erdhi nga një gazetar i ABC News, me Trumpin që nisi një reagim të ashpër kundër rrjetit, shkruan A2 CNN.

“Mendoj se je një gazetar i tmerrshëm”, tha Trump më tej.

"Është mënyra se si i bën këto pyetje, fillon me një njeri shumë të respektuar, duke i bërë atij një pyetje të tmerrshme, të pabindur dhe thjesht të tmerrshme", vijoi Trump më tej.

Trump vazhdon ta quaj ABC-në një "kompani të mjerë" dhe thotë se licenca e saj duhet të hiqet.

"Lajmi juaj është kaq i rremë dhe kaq i gabuar dhe ne kemi një komisioner të shkëlqyer, kryetarin, i cili duhet ta shqyrtojë këtë", shton Trump.

"Mendoj se kur hyn dhe je 97% negativ ndaj Trump dhe pastaj Trump fiton zgjedhjet me një shumicë dërrmuese, kjo do të thotë padyshim që lajmet e tua nuk janë të besueshme dhe as ti si reporter", përfundoi Trump.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos