
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur ditën e sotme në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.
Sipas mediave të huaja, Trump i tha bin Salman se ka bërë përparime“të pabesueshme në aspektin e të drejtave të njeriut dhe gjithçkaje tjetër”.
Ai vazhdon duke thënë se bin Salman i tha se mendonte që SHBA-të ishin “në telashe të mëdha” dhe “të vdekura” nën presidencën e Joe Biden.
"Shtetet e Bashkuara janë vendi më i nxehtë në botë tani," thotë Trump, shkruan A2 CNN.
Presidenti amerikan përshëndeti përsëri marrëveshjen me Arabinë Saudite për të investuar 600 miliardë dollarë në SHBA, duke shtuar se shifra mund të rritet.
"Kjo do të thotë investime në fabrika, në kompani, para në Wall Street dhe ajo që do të thotë vërtet për të gjithë janë vende pune, shumë vende pune", tha Trump.
"Ne kemi qenë miq shumë të mirë për një periudhë të gjatë kohore, gjithmonë kemi qenë në të njëjtën anë për çdo çështje", shtoi Trump më tej.
Ai nuk e ka përmendur vrasjen e Jamal Khashoggi, një gazetar amerikan për të cilin u tha se është vrarë nga agjentë sauditë me urdhër të vetë princit të kurorës. (A2 Televizion)
