
Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër Spanjën, duke e quajtur “armik ndaj NATO-s” dhe duke kritikuar mungesën e përmbushjes së detyrimeve të saj mbrojtëse.
Në një intervistë ekskluzive për The New York Post, Trump tha se disa vende mbështesin fuqishëm aleancën, por Spanja sipas tij është një “humbje e sigurt” dhe nuk sillet si një aleat i besueshëm.
“Spanja nuk është lojtar në ekip, dhe ne nuk do të luajmë me ata,” shtoi ai, duke kritikuar gjithashtu mungesën e përmbushjes së detyrimeve të shpenzimeve mbrojtëse.
Trump nuk kurseu as kritikat edhe ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, për faktin se nuk lejoi SHBA-të të përdornin bazat ushtarake britanike gjatë operacionit amerikan dhe izraelit kundër Iranit.
“Ishte shumë zhgënjyese. Duhej të na jepte pa hezitime bazat që mund të përdornim,” tha ai. Megjithatë, presidenti theksoi se marrëdhënia me Starmer mbetet e mirë, edhe pse disa veprime nuk janë ato që priten nga një aleat.
(A2 Televizion)