Trump paralajmëron Omanin: Askush nuk do ta kontrollojë Ngushticën e Hormuzit

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 23:40 | Bota

Trump paralajmëron Omanin: Askush nuk do ta kontrollojë

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për të gjithë dhe se SHBA-ja do të mbikëqyrë lëvizjet në këtë zonë strategjike, duke theksuar se kjo çështje është pjesë e negociatave me Iranin.

Sipas mediave ndërkombëtare, Trump paralajmëroi gjithashtu Omanin që të mos ndërhyjë në menaxhimin e ngushticës.

“Omani do të sillet njësoj si të gjithë të tjerët ose do të duhet t’i hedhim në erë. Janë ujëra ndërkombëtare. Askush nuk do ta kontrollojë atë. Ne do ta shikojmë dhe do ta vëzhgojmë, por askush nuk do ta kontrollojë”, u shpreh Trump.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi se Irani ka këmbëngulur se menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit nuk është çështje që i përket SHBA-së, por do të koordinohet me Oman.

Sipas Baghaeit, ky qëndrim është përsëritur edhe nga zyrtarë të tjerë iranianë gjatë diskutimeve të fundit diplomatike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos