Trump përgënjeshtron Macronin: Ai nuk e di se pse u largova herët nga samiti i G7, kërkon vëmendje

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 08:20 | Bota

Trump përgënjeshtron Macronin: Ai nuk e di se pse u largova herët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mohoi se u largua para kohe nga samiti i G7 në Kanada për të punuar mbi një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit.

Trump gjithashtu e ka quajtur Presidentin francez Emmanuel Macron si person që kërkon vëmendje, për faktin se ishte ai që tha se Trump u kthye në Uashington për armëpushimin.

“Personi që kërkon vëmendje, Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se u ktheva në Uashington për “armëpushimin” mes Izraelit dhe Iranit. Gabim! Macron as nuk e di fare pse u ktheva në Uashington, por e sigurt që nuk ka të bëjë me armëpushimin. Ka të bëjë me diçka më të madhe se armëpushimi. Do ju mbaj të informuar”, u shpreh Trump.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos