Netanyahu kërcënon drejtpërdrejt liderin suprem të Iranit: Eliminimi i Khameneit do t'i japë fund konfliktit

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 20:47 | Bota

Netanyahu kërcënon drejtpërdrejt liderin suprem të Iranit:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vrasja e udhëheqësit të Iranit do t'i jepte fund konfliktit, shkruan A2 CNN.

Sipas mediave të huaja, i pyetur nga ABC News në lidhje me raportet se Presidenti Donald Trump hodhi poshtë një plan izraelit për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei sepse kjo do të përshkallëzonte armiqësitë, Netanyahu tha: "Kjo nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, do t'i japë fund konfliktit".

Ai vijoi më tej duke thënë se “‘lufta e përjetshme’ është ajo që dëshiron Irani dhe ata po na çojnë në prag të luftës bërthamore. Në fakt, ajo që po bën Izraeli është parandalimi i kësaj, dhënia fund e këtij agresioni dhe ne mund ta bëjmë këtë vetëm duke iu kundërvënë forcave të së keqes”.

I pyetur nëse Izraeli do ta shënjestronte vërtet udhëheqësin suprem, Netanyahu tha se Izraeli po “bënte atë që duhej të bënte”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos