Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 21:45 | Bota

Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë

Forcat Ajrore Izraelite kanë deklaruar se kanë shkatërruar dy avionë luftarakë iranianë të tipit F-14 Tomcat në një aeroport ushtarak në Teheran. Pamje të publikuara mbrëmjen e sotme tregojnë momentin kur avionët goditen.

Sipas ushtrisë izraelite, avionët iranianë ishin planifikuar të përdoreshin për të ndërprerë operacionet ajrore izraelite.

Avionët F-14, të famshëm nga filmat Top Gun, janë pjesë e një flote të vjetruar që Irani e ka trashëguar para Revolucionit Islamik, ndërsa SHBA i ka nxjerrë jashtë përdorimi prej vitesh. Ekspertët theksojnë se forca ajrore iraniane nuk është në gjendje të përballet me teknologjinë moderne të Izraelit, shkruan A2 CNN.

Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë

Izraeli deklaroi sot se ka fituar superioritet ajror të plotë mbi Teheranin, duke i lejuar forcat e tij të godasin objektiva me municione konvencionale nga distanca më të afërta, pa frikë nga mbrojtja ajrore iraniane, e cila tashmë konsiderohet e shkatërruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos