E mbante pushkën me vete, 11 të plagosur nga të shtënat jashtë një shkolle në Turqi

Nga Erjon Dervishi
22 Shtator 2026, 14:56 | Bota

Njëmbëdhjetë persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri jashtë një shkolle të mesme në Turqi, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar 15-vjeçar.

Dy persona mbetën në gjendje kritike, shkruan A2.

Ngjarja ndodhi në Shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike Anadollie, në provincën perëndimore të Manisës, ku thuhet se të gjithë të plagosurit janë nxënës.

Nëna, babai dhe gjyshi i të dyshuarit, të cilët thuhet se zotëronin armën, janë gjithashtu të ndaluar, sipas ministrit të Drejtësisë.

Këto janë të shtënat e treta në një shkollë në Turqi këtë vit dhe vijnë në një kohë kur qeveria vazhdon të përpiqet të adresojë valën e fundit të dhunës. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin të dyshuarin duke ecur nëpër rrugët e boshatisura duke kontrolluar një pushkë.

Pamjet e mëvonshme treguan të dyshuarin i cili thuhet se është një nxënës në shkollë, duke ikur nga vendi i ngjarjes me armën ende në dorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos