Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë vërtetë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 18:10 | Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë vërtetë njëri-tjetrin,

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur ditën e sotme për mediat, lidhur me dhënien fund të luftërave që po vijojnë në botë.

Sipas mediave të huaja, Trump tha se lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, problemi qëndron të dy liderët, të cilët sipas tij e urrejnë njëri-tjetrin.

“Janë Rusia dhe Ukraina, dhe mendoj se do t’ia dalim, por ka rezultuar e keqe sepse ke dy udhëheqës që e urrejnë vërtet njëri-tjetrin”, tha mes të tjerash Trump.

"Ata e urrejnë njëri-tjetrin më shumë se çdo gjë tjetër, dhe kjo e bën paksa të vështirë", shtoi Trump më tej.

Trump u pyet gjithashtu nga gazetarët nëse mendon se Ukraina mund ta fitojë luftën, shkruan A2 CNN.

"Nuk mendoj se do ta fitojnë, por prapëseprapë mund ta fitojnë, nuk thashë kurrë se do ta fitonin", tha Trump, duke e lënë disi të pakuptueshme përgjigjen e tij.

"Thashë se mund të fitonin, çdo gjë mund të ndodhë. Lufta është një gjë shumë e çuditshme, ndodhin shumë gjëra të këqija", përfundoi Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos