
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë që vizita e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë të sjellë zhvillime të reja për luftën në Ukrainë.
I pyetur për arsyen e udhëtimit të Ratcliffe në Rusi, Trump tha se administrata amerikane po punon për t’i dhënë fund konfliktit.
“Ne do të donim të shihnim fundin e luftës në Ukrainë”, deklaroi Trump, duke e cilësuar Ratcliffe si një “djalë fantastik”.
“Diçka mund të dalë nga kjo”, shtoi presidenti amerikan, pa dhënë detaje të tjera për bisedimet.
Vizita e Ratcliffe në Moskë ishte e paparalajmëruar dhe u zhvillua të martën. Kremlini konfirmoi se drejtori i CIA-s zhvilloi bisedime me zyrtarë të shërbimeve ruse të inteligjencës, por nuk u takua me presidentin Vladimir Putin. (A2 Televizion)