Mallrat e importuara nga vendet e Bashkimi Europian dhe Meksika do të përballen me një tarifë prej 30% në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga data 1 gusht, tha Presidenti amerikan Donald Trump në njw postim në rrjetet e tij sociale të shtunën.
Të dyja letrat, të datuara më 11 korrik por të postuara më 12 korrik, shpjegojnë arsyet e tarifave, të cilat përfshijnë, sipas Trump, korrigjimin e deficitit tregtar me BE-në dhe ushtrimin e presionit mbi Meksikën për të ndalur rrjedhën e drogës, kryesisht fentanilit, që hyn në Shtetet e Bashkuara.
Bashkimi Europian kishte shpresuar të arrinte një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare me SHBA-në për bllokun prej 27 vendesh.
Më herët këtë javë, Trump shpalli tarifa të reja për disa vende, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Brazilin, si dhe një tarifë prej 50% për bakrin. (A2 Televizion)