Trump vijon spastrimet në ushtri, shkarkon zëvendësadmiralen e Marinës Amerikane

Nga Rosalba Bejdo
8 Prill 2025, 10:22 | Bota

Trump vijon spastrimet në ushtri, shkarkon zëvendësadmiralen e

Donald Trump vijon me spastrimin e zyrtarëve të cilët janë pjesë e administratës së sigurisë kombëtare të NATO-s. Zëvendës admiralja e Marinës së SHBA-së, e cila mban një pozicion të lartë në NATO, është shkarkuar si pjesë e reformave të administratës Trump, përcjell A2 CNN.

Burime për Reuters bëjnë me dije aleatët ishin njoftuar se zyrtarja e lartë e NATO-s, ishte hequr nga puna e saj. Admiralja, Shoshana Chatfield përfaqësuesja ushtarake e SHBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s, është një nga disa oficere femra me tre yje të marinës dhe ishte gruaja e parë që drejtoi Kolegjin e Luftës Detare, një detyrë që e mbajti deri në vitin 2023, shkruan A2 CNN.

Shkarkimi i saj është i fundit që tronditi Pentagonin pas shkarkimit të së enjtes të gjeneralit Timothy Haugh, kreut të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Komandës Kibernetike të SHBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos