Trump zyrtarizon senatorin Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2024, 22:06 | Bota

Trump zyrtarizon senatorin Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit

Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit, në administratën e tij të re.

“Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë ndaj kundërshtarëve tanë”, shprehet Trump, shkruan A2 CNN.

Marco Rubio njihet për qëndrimet e tij të forta ndaj Kinës, Kubës dhe Iranit. Ai ka nxitur një qëndrim më të ashpër kundër Kinës, duke patur si objektiv aplikacionin e mediave sociale TikTok, kompania mëmë e së cilës është kineze. Ai dhe ligjvënës të tjerë thonë se Pekini mund të sigurojë qasje tek dhënat e përdoruesve sa herë të dojë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos