Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sugjeroi kundërshtinë e tij ndaj mundësisë që forcat turke të kenë një rol në Rripin e Gazës si pjesë e misionit për të monitoruar armëpushimin e mbështetur nga SHBA, shkruan A2 CNN.
Duke folur në Jerusalem në krah të zv.presidentit JD Vance, Netanyahu tha se kishin diskutuar mbi Gazën e pasluftës përfshirë, lidhur me ata që do të garantojnë sigurinë në territorin e shkatërruar nga lufta.
Vance, i cili një ditë me herët tha se plani për armëpushimin po shkonte më mirë nga çfarë pritej, rikonfirmoi optimizmin e tij. “Nuk kam thënë kurrë se do të ishte e lehtë, por jam optimist se armëpushimi do të mbajë”, tha ai.
Duke ju përgjigjur pyetjes mbi idenë e forcave turke në Gaza, Netanyahu tha se kishte opinione shumë të forta lidhur me këtë çështje, ndërsa Vance pohoi se Ankaraja do të luajë rol konstruktiv. (A2 Televizion)