Ahengu shkodran, muzika e tabanit popullor jehon mes brezash

Nga Senad Nikshqi dhe Luela Myftari
3 Tetor 2026, 15:28 | Kulturë

Në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës, kënga qytetare dhe tingujt karakteristikë të ahengut sollën atmosferën e një mbrëmjeje tradicionale shkodrane. Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”, organizoi aktivitetin “Ahengu Shkodran 2026”, duke bashkuar artistë të brezave të ndryshëm.

Nga oborri i Muzeut Historik, kënga qytetare shkodrane dëshmoi edhe një herë se traditat nuk mbeten vetëm në kujtesë, por jetojnë përmes zërave që i këndojnë dhe brezave që zgjedhin t’i përcjellin më tej.

Në skenën e “Ahengut Shkodran” u ngjitën edhe këngëtarë shkodranë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Drita Tahja interpretoi këngën e babait Fetah Tahja me titull “Mori Vjollca n’muej t’prillit”, kushtuar nënës të saj, duke përjetuar ndjesi të veçanta.

Ky ishte edicioni i 12-të i Ahengut Shkodran që organizohet në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos