Sherr me thika në Portin e Vlorës, plagoset shitësi i biletave

Nga Edi Ruçi
16 Gusht 2026, 18:55 | Kronikë

Sherr me thika në Portin e Vlorës, plagoset shitësi i biletave

Një konflikt banal mes dy shitësve të biletave të anijeve turistike ka përfunduar me plagosje në Portin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë përplasjes njëri prej tyre është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i plagosur.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos