U shiti shërbimet seksuale të gruas së tij mbi 120 burrave, ngjarja trondit Suedinë

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2026, 22:21 | Bota

U shiti shërbimet seksuale të gruas së tij mbi 120 burrave,

Një burrë në të gjashtëdhjetat është në qendër të një hetimi që ka tronditur Suedi, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar gruan e tij dhe ka shitur shërbime seksuale qindra burrave.

Sipas prokurorëve, burri ka organizuar dhe menaxhuar takime seksuale me gruan për të paktën 120 klientë.

Burri ka qenë në paraburgim që nga tetori, pasi ajo e denoncoi në polici, dhe hetuesit po përgatisin akuza për shfrytëzim të rënduar të prostitucionit, i cili mbart një dënim prej dy deri në dhjetë vjet burg në varësi të rastit. Burri i mohon të gjitha akuzat. Aktakuza ndaj bashkëshortit pritet të formalizohet më 13 mars, ndërsa gjyqi mund të nisë pak më pas.

Në Suedi, ligji ndëshkon blerjen dhe organizimin e prostitucionit, ndërsa personi që ofron shërbimin konsiderohet viktimë e shfrytëzimit. Deri tani, dy persona të dyshuar si blerës janë vënë nën akuzë dhe rrezikojnë deri në një vit burg, ndërsa hetimet vijojnë dhe pritet të identifikohen të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos