
Një Boeing 737-200 i Air India, i konsideruar prej vitesh i zhdukur, është gjetur në një zonë të largët të aeroportit të Kalkutës, duke zbuluar një nga skandalet më të çuditshme të administrimit të ish-kompanisë shtetërore.
Sipas “Telegraph India”, drejtori ekzekutiv Campbell Wilson u shpreh se kompania “as nuk e dinte që avioni ekzistonte”, deri para pak kohësh.
Historia nis në vitin 1982, kur Indian Airlines mori avionin dhe e përdori për transport mallrash, përpara se ai t’i kalonte India Post. Pas bashkimit të linjave ajrore, Boeing-u vijoi shërbimin si avion mallrash derisa u tërhoq në vitin 2012 dhe u la i braktisur në Kalkutë deri në vitin 2022, shkruan A2 CNN.

Kur Air India u privatizua dhe u mor nga grupi Tata, avioni nuk figuronte më në regjistrat zyrtarë. Hetimet tregojnë se administrimi i dobët ka bërë që ai të “zhdukej” gradualisht nga dokumentacioni. (A2 Televizion)