Ukraina feston Ditën e Pavarësisë, mes mbështetjes perëndimore dhe tensioneve me Rusinë

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 08:42 | Bota

Ukraina feston Ditën e Pavarësisë, mes mbështetjes

Ukraina feston sot 33-vjetorin e Pavarësisë, të shpallur më 1991, duke shënuar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Mesazhe urimi kanë mbërritur nga e gjithë bota, përfshirë Kinën, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky duke postuar në rrjetet sociale letrat e urimit, ka përsëritur se “vetëm Ukraina do të vendosë për të ardhmen e saj” dhe se “bota e respekton sovranitetin e saj”.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se “ka ardhur koha t’i jepet fund kësaj masakre të pakuptimtë” dhe kërkoi një “paqe të drejtë” për Ukrainën. Ndërkohë, G7 dhe Bashkimi Evropian ripohuan mbështetjen e pakushtëzuar për Kievin, duke kërkuar që Rusia të ndalojë agresionin dhe të angazhohet seriozisht për paqe.

Nga ana tjetër, Rusia përmes ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov akuzoi Perëndimin se “po pengon bisedimet e paqes” dhe theksoi se çdo samit i mundshëm mes Vladimir Putin dhe Zelensky-t duhet të përgatitet me kujdes.

"Ne sugjeruam rritjen e nivelit të delegacioneve që janë takuar dhe do të takohen në Stamboll për të adresuar çështje specifike që duhet t'u vihen në vëmendje Presidentit Putin dhe Zelensky-t. Pra, të qetë dhe të përmbajtur. Këmbëngulja e Zelensky-t për një takim dypalësh me Putinin, është thjesht një lojë e luajtur nga presidenti ukrainas, ai po përpiqet të krijojë dramë".

Ndërkohë, Pentagonit i është atribuar bllokimi për muaj të tërë i përdorimit nga Ukraina i raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi ATACMS për goditje brenda territorit rus, duke e detyruar Kievin të intensifikojë prodhimin e dronëve vendas.

Negociatat mbi garancitë e sigurisë vazhdojnë, ndërsa Italia ka propozuar një model të frymëzuar nga neni 5 i NATO-s, pa dërguar trupa në terren, ndërsa Zelensky thekson rëndësinë e pranisë ndërkombëtare për sigurinë e Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos