Ukraina lëshon rreth 300 dronë drejt Rusisë gjatë natës

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 09:14 | Bota

Ukraina lëshon rreth 300 dronë drejt Rusisë gjatë natës

Ukraina ka lëshuar rreth 300 dronë drejt Rusisë gjatë natës. Në fillim u raportua për 100 dronë të lëshuar, por Ministria e Mbrojtjes e Moskës tani e ka përditësuar këtë shifër në 296.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Ministrinë ruse të Mbrojtjes, dronët u rrëzuan në 13 rajone, shkruan A2 CNN.

Më parë, ministria ruse tha se mbrojtja e saj ajrore shkatërroi 112 dronë ukrainas në një sulm tre-orësh.

Sulmi i madh ukrainas vjen pasi Rusia nisi tre netë me sulme ajrore masive në Ukrainë gjatë fundjavës, duke vrarë të paktën 12 persona.

Të dielën, Rusia nisi sulmin e saj më të madh me dronë të luftës trevjeçare, duke qëlluar 355 dronë në Ukrainë.

Rritja e bombardimeve të Ukrainës nga Rusia gjatë fundjavës shkaktoi një një reagim të fortë nga Presidenti Donald Trump, i cili tha se Vladimir Putin ishte “çmendur plotësisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos