Ukraina motër dhe Donbasi rus, Moska ndryshon librat e historisë për studentët

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2023, 10:09 | Bota

007 nuk është vetëm kodi i agjentit sekret më të famshëm të të gjitha kohërave. Në Donbass, 007 është parashtesa ruse që zëvendësoi atë ukrainase. Një vepër e rusifikimit, e spastrimit etnik që del edhe nëpër libra.

Ekziston një libër që Vladimir Putin e citon gjithmonë. Një libër që Dostojevski e përkufizoi si "Bibla e çdo rusi" dhe që Lenini e hoqi nga shtypi pas Revolucionit të Tetorit. Bëhet fjalë për "Rusia dhe Evropa”, që përfshin edhe qytetet e Krimesë e Donbasit, ku kufijtë rusë përfshijnë një hartë speciale.

Por tekstet e reja shkollore për shkollat ruse do të përmbajnë një seksion kushtuar tërësisht pushtimit të Ukrainës, ose siç e konsideron Putin një operacion special, ku ka edhe një hartë që zhvendos kufijtë e njohur ndërkombëtarisht.

Këtë vepër do të studiojnë njerëzit në brezin e pushtuar nga Moska. Nga këndvështrimi i Kremlinit, një mesazh të cilin duhet ta mësojnë të gjithë studentët dhe të rinjtë e Federatës, të cilët do të jenë ushtarët dhe drejtuesit e së nesërmes.

Aty Bjellorusia quhet "Rusia e vogël" si në kohën e carëve, ose "motra më e vogël" e Rusisë së Madhe. Pastaj vjen Rusia e Bardhë, që është kuptimin autentik i luftës së zhvilluar kundër Ukrainës. Një libër që flet për përplasjen e qytetërimeve mes Perëndimit dhe botës ruse, me një mesazh të qartë: “Evropa nuk na njeh si fëmijët e saj. Për Evropën, Rusia dhe sllavët janë diçka e huaj. Rusia nuk i përket Evropës”.

Në vitin 1991, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ky libër u rishfaq në Rusi dhe u shit masivisht, me 70 mijë kopjet e para të shtypura që u shitën brenda tre ditëve.

Tanimë, mendimi i Danilevskij është kthyer në bazën e manualeve të reja shkollore për nxënësit e shkollave të mesme dhe të kolegjit.

Libri me titull "Historia ruse, 1945 - fillimi i shekullit të 21-të" do të mësohet nga viti i ardhshëm shkollor në lëndën e historisë, për nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën, me seksione të përditësuara siç duhet për luftën në Ukrainë.

Ministri i Arsimit, kryendërmjetësi dhe teoricieni i nacionalizmit rus, Sergei Kravtsov, ka publikuar imazhet e para të teksteve të reja të historisë.

Të parët që do i marrin në duar do të jenë adoleshentët midis 17 dhe 18 vjeç që ndjekin vitin e njëmbëdhjetë të shkollës, i fundit i sistemit shkollor rus. Jashtë klasave të shkollave, rusët e rinj janë gjithmonë të fryrë me doktrinë nacionaliste ruse. Në shtëpi, në bare, në vende takimi, në ambiente sportive dëgjojnë për "Russkiy Mir" ("bota ruse", ideologjia që qëndron në themel e të ashtuquajturit Putinizëm) dhe historinë.

Në tekstet e reja shkollore ruse, lufta në Ukrainë përshkruhet si "e drejtë dhe e nevojshme për të shmangur fundin e Rusisë". Perëndimi portretizohet si personi real përgjegjës për këtë thyerje të brendshme në botën ruse, djepi kulturor i së cilës është Kievi dhe pjesë përbërëse sipas idealit nacionalist dhe perandorak.

Retorika është e njëjtë me propagandën me të cilën përdor Putini dhe bashkëpunëtorët e tij, nga Lavrov te Peskov e Medvedev në fjalimet publike.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë përdorur Ukrainën për të destabilizuar dhe shkatërruar Rusinë", thonë ata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos