Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është duke zhvilluar një vizitë të papritur në Ukrainë, në një kohë kur vendi po përballet me një ofensivë të rëndë nga trupat ruse, të cilat kanë marrë kontrollin e disa zonave shumë të rëndësishme në Kharkiv.
Kreu i diplomacisë amerikane mbërriti në Kiev, mëngjesin e sotëm, dhe mendohet se ka udhëtuar me tren përgjatë gjithë natës nga Polonia.
Sipas burimeve, Blinken do të zhvillojë një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i katërt i sekretarit amerikan të shtetit që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
Vizita synon të sigurojë Kievin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe të premtojë më shumë furnizim me armë, në një kohë kur Moska po udhëheq një ofensivë të rëndë në veri. (A2 Televizion)