Ukraina: Rrëzuam një aeroplan luftarak rus Su-35 pranë Kurskut

Nga A2 CNN
7 Qershor 2025, 17:56 | Bota

Ukraina: Rrëzuam një aeroplan luftarak rus Su-35 pranë Kurskut

Një avion luftarak rus Su-35 është rrëzuar nga Ukraina, njoftuan forcat ajrore të Kievit.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se thuhet se aeroplani u rrëzua pas një operacioni rreth Kurskut.

Në një deklaratë në Telegram, forcat ajrore thanë: "Këtë mëngjes, më 7 qershor 2025, si rezultat i një operacioni të suksesshëm të Forcave Ajrore në drejtim të Kurskut, një avion luftarak rus Su-35 u rrëzua!

Së bashku drejt fitores!"

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit Moska ka kryer sulma të mëdha ajrore në të gjithë Ukrainën, si hakmarrje ndaj sulmeve të Kievit thellë brenda Rusisë.

Megjithë përpjekjet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të arritur një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, duket se fundi i luftës mes dy vendeve është ende larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos