Forcat ajrore të Ukrainës thonë se Rusia lëshoi 315 dronë dhe shtatë raketa drejt vendit gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, shifra është një rënie e lehtë nga ajo e raportuar dje, kur Ukraina tha se Rusia lëshoi 479 dronë dhe 20 raketa në atë që e quajti bombardimin më të madh brenda natës të luftës deri më tani.
Drejtimi kryesor i sulmit ishte Kievi, shton forca ajrore, me rajonet e Odesës, Dnieper dhe Çernigov, gjithashtu në shënjestër të Moskës.
Thuhet se nga 315 dronë dhe shtatë raketa, 284 dronë dhe të gjitha raketat u shkatërruan, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se Moska nisi sulme masive në të gjithë Ukrainën, pasi Kievi pak ditë më parë kreu disa sulme thellë brenda Rusisë, që synonin infrastrukturën ajrore.
Megjithë përpjekjet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të arritur një marrëveshje armëpushimi mes dy vendeve, duket se fundi i luftës është ende larg. (A2 Televizion)