Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 18:46 | Bota

Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për

Ministri i Jashtëm i Ukrainës thotë se vendi i tij është gati për bisedime paqeje me Rusinë, duke këmbëngulur se një takim midis udhëheqësve nga Kievi dhe Moska do të ishte hapi më efektiv për të arritur një armëpushim.

"Ne jemi të gatshëm për negociata të tilla në çdo format, në çdo vend", tha Andrii Sybiha, pa dhënë një datë specifike, shkruajnë mediat e huaja.

Rusia ka thënë në mënyrë të ngjashme se është e përgatitur për një raund të tretë bisedimesh të drejtpërdrejta për paqe me Ukrainën dhe është në pritje të detajeve nga Kievi.

Zelenskyy e sfidoi Putinin që ta takonte personalisht në Stamboll në maj, por udhëheqësi rus nuk e pranoi ftesën, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos