Për herë të dytë, BE dështon të miratojë sanksione të reja ndaj Rusisë

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 17:48 | Bota

Për herë të dytë, BE dështon të miratojë

BE-ja nuk ka arritur të miratojë një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë për herë të dytë, pasi Sllovakia i kundërshton ato, thanë katër diplomatë të BE-së për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sipas mediave të huaja, Sllovakia vuri veton ndaj miratimit të sanksioneve gjatë një takimi të ambasadorëve të BE-së, thanë diplomatët, ndërsa dy nga diplomatët thanë se edhe Malta kishte kundërshtuar.

Sllovakia e ka bllokuar paketën për shkak të mospajtimit të saj me një propozim të veçantë për t'i dhënë fund të gjitha importeve të gazit rus nga viti 2028, shkruan A2 CNN.

Ndërsa plani nuk lidhet me paketën e fundit të sanksioneve, Sllovakia i ka lidhur të dy çështjet me njëra-tjetrën.

Bratislava është ende shumë e varur nga Rusia për furnizimin me energji dhe ka argumentuar se një ndalim i importeve do të dëmtonte ekonominë e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos