Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur me lehtësimin e sanksioneve të vendosura kundër Sirisë. Njoftimin zyrtar e ka bërë vetë Departamenti i Thesarit që sqaron se kjo po bëhet për të nxitur investimet e reja në atë shtet. Vendimi vjen pas takimit të presidentit Donald Trump me liderin e Sirisë javën e kaluar në Arabinë Saudite, shkruan A2 CNN.
Në të njëjtën kohë, Departamenti i Shtetit ka po bën një përjashtim sipas Aktit të Çezarit për të mbrojtur civilët në Siri, “gjë e cila do t'u mundësojë partnerëve të huaj, aleatëve dhe rajonit të shfrytëzojnë më tej potencialin e Sirisë”, thuhet në deklaratën e Thesarit Amerikan.
Ky ligj i vitit 2020 parashikonte sanksione të ashpra kundër çdo subjekti ose kompanie që bashkëpunonte me regjimin e Bashar al-Assad, i cili u rrëzua në dhjetor nga një koalicion forcash islamike. (A2 Televizion)