Problemet me energjinë prekin Kanën, jugu i Francës në kaos dhe në errësirë totale

Nga A2 CNN
24 Maj 2025, 13:58 | Bota

Errësirë totale në Kanë. I gjithë qyteti, me përjashtim të Pallatit të Kinemasë, është pa energji elektrike. Dyqanet i kanë qepenat të ulura, restorantet nuk po shërbejnë, ndërsa edhe farmacitë kanë mbyllur dyert.

Shumë policë u dislokuan, veçanërisht në udhëkryqe për shkak të semaforëve të fikur dhe trafikut të ndaluar, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.

Mungesë e energjisë elektrike vihet re në të gjithë pjesën perëndimore të Alpeve. Ndërprerja ndodhi në orën 10:00 të mëngjesit, por problemet filluan pas orës tetë e gjysmë.

Nuk dihen ende shkaqet, por hetimet kanë nisur. Festivali i Kanës nuk do të ketë probleme pasi organizatorët kanë gjetur një furnizim të pavarur me energji elektrike, shkruan A2 CNN.

Kjo mundëson që të gjitha ngjarjet dhe shfaqjet e planifikuara, përfshirë ceremoninë e mbylljes, të zhvillohen sipas planit dhe në kushte normale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos