Kanë përfunduar bisedimet mes Izraelit dhe delegacionit egjiptian, për një marrëveshje për pengjet dhe një armëpushim në Gaza.
Duke folur për mediat, burimet izraelite i cilësuan bisedimet si shumë të mira, të cilat kishin çuar në përparim.
Një zyrtar i lartë izraelit tha se kjo është mundësia e fundit për të arritur një marrëveshje para se ushtria të hyjë në Rafah.
Prandaj, Izraeli ua bëri të qartë egjiptianëve se nuk do të lejojë Hamasin të humbasë kohë ose të zvarritet në parandalimin e operacionit ushtarak në Rafah.
Ndërkohë, ushtria izraelite deklaron se ka vrarë një terrorist shumë të njohur gjatë një sulmi me dron teksa po ngiste makinën e tij në një autostradë pranë Meidoun, në Libanin jugor.
Mosab Khalaf udhëhoqi dhe kreu sulme të shumta nga Libani kundër objektivave izraelitë, veçanërisht në zonën e malit Dov. (A2 Televizion)