"Uria si metodë vrasje"- Gjykata Penale e Hagës kërkon arrestimin e Netanyahut

Nga Erjon Dervishi
21 Nëntor 2024, 15:32 | Bota

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-shefin e tij të mbrojtjes, si dhe një lider të Hamasit, Ibrahim Al-Masri, për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit. tha gjykata të enjten.

ICC tha se gjeti "baza të arsyeshme" për të besuar se Deif ishte përgjegjës për "krime kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasjen, shfarosjen, torturën dhe përdhunimin dhe forma të tjera të dhunës seksuale, si dhe krimet e luftës të vrasjes, trajtimit mizor, torturës, marrjen e pengjeve, fyerjet ndaj dinjitetit personal dhe përdhunimin dhe forma të tjera të dhunës seksuale”.

Deif mban "përgjegjësi penale" për këto krime, tha gjykata, pasi "ka kryer veprimet bashkërisht dhe nëpërmjet të tjerëve... pasi ka urdhëruar ose nxitur kryerjen e krimeve" dhe për dështimin në "ushtrimin e kontrollit të duhur mbi forcat nën komandën e tij efektive dhe kontroll.” Gjykata shtoi se ka “baza të arsyeshme për të besuar se krimet kundër njerëzimit ishin pjesë e një sulmi të përhapur dhe sistematik të drejtuar nga Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura kundër popullatës civile të Izraelit”.

Ky vendim nënkupton se Netanyahu dhe të tjerët tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar dhe ka të ngjarë t’i izolojë ata edhe më shumë. Njëkohësisht, ky vendim ka mundësi t’i ndërlikojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, këto fletarrestime mund të jenë të kufizuara në praktikë, duke qenë se Izraeli dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk janë anëtarë të kësaj gjykate, ndërsa disa zyrtarë të Hamasit janë vrarë tashmë në këtë luftë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos