Ushtria izraelite: Do të mbajmë të gjitha pozicionet në Liban që kemi “pastruar dhe pushtuar”

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 13:57 | Bota

Ushtria izraelite: Do të mbajmë të gjitha pozicionet në

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se qëllimi për çarmatosjen e Hezbollah “me mjete ushtarake ose diplomatike” mbetet objektivi qendror i ushtrisë izraelite, sipas raportimit të medias izraelite Haaretz.

Ai citohet të ketë thënë se ky objektiv mbështetet nga një “levë e rëndësishme diplomatike” që përfshin angazhim të drejtpërdrejtë të SHBA-ve dhe presion ndaj qeverisë libaneze.

Gjithashtu, ai deklaroi se ushtria izraelite “mban dhe do të vazhdojë të mbajë” të gjitha pozicionet që ka “pastruar dhe pushtuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos