Ushtria sudaneze rimerr aeroportin e Khartoum nga rivalët e luftës civile

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 18:24 | Bota

Ushtria sudaneze rimerr aeroportin e Khartoum nga rivalët e luftës

Ushtria sudaneze i ka thënë BBC-së se ka rimarrë aeroportin në kryeqytet, Khartoum, nga paraushtarakët RSF, duke shënuar fitoren e saj të fundit territoriale në luftën brutale civile dyvjeçare.

Sipas mediave të huaja, Gjenerali Mohamed Abdel Rahman al-Bilawi, komandanti i operacionit në Khartoum lindor, tha se trupat e kishin siguruar plotësisht atë dhe mund të jenë në gjendje të ‘pastrojnë’ pjesën tjetër të luftëtarëve të RSF deri në fund të ditës.

Ushtria ka lëvizur me shpejtësi që nga rimarrja e pallatit presidencial të premten dhe institucioneve shtetërore të marra nga RSF, shkruan A2 CNN.

RSF kishte kontrolluar pjesën më të madhe të Khartoum që nga fillimi i luftës në prill 2023. Në mbarë vendin, qindra mijëra janë vrarë dhe miliona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Më herët, një zëdhënës i ushtrisë i tha BBC-së se trupat kishin kapur Urën Manshiya, urën e fundit të mbajtur nga RSF, së bashku me një kamp ushtarak në Jebel Awliya, bastioni i grupit në Khartoum jugor.

Ai tha se ushtria tani kishte rimarrë të gjitha urat përgjatë lumit Nil që lidhin tre qytetet që përbëjnë Kartumin e Madh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos